Ambasadori amerikan në Beograd, Godfrey viziton Luginën e Preshevës

Gjatë qëndrimit të tij në Luginë të Preshevës, ambasadori Anthony Godfrey, do të takohet me përfaqësuesit shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, si dhe përfaqësues të bizneseve.

Ai pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ambasadori amerikan në fund pritet të vizitojë Kampin e refugjatëve nga Lindja e Mesme në Preshevë.