Mustafa e quajti ministrin Cakaj “kalama”, reagon kryetari Arifi

Mbrëmë në një intervistë dhënë për TV- Oran, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa “shpërtheu” ndaj minisrit Gent Cakaj të cilin e quajti një “kalama”, si dhe iniciativën e Cakajt që ndërrmori për unitet të subjekteve politike shqiptare të Luginës, e quajti të nxituar dhe të jo unifikuese. Pas këtyre akuzave nga z.Mustafa, ka reagur kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, i cili përmes një postimi shkroi ‘ Në emrtin tim dhe qytetarëve të komunës së Preshevës i kërkojme falje ministrit Cakaj për fjalët e thëna nga “doktorri i shkencave-ukrainase”, transmeton Ministrialajmeve.com

Postomi i plotë i z.Arifit :
Që nga angazhimi im në politikë, vite më parë jam anatemuar në mënyrat më të vrazhda nga doktorri i “shkencave ukrainase” pa u kursyer as nga gjërat që në traditat, zakonet shqiptare njihen si të shenjëta.

Kësaj rradhe paska gjetur si “objektiv linçimi” moshën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ne në Luginën e Preshevës e njohim të gjithë “doktorrin” i cili zakonisht në mungesë të argumenteve zgjedh fyerjen.

Ideologjia e tij farsë “kombëtare” e bazuar në bojkotime të papërgjegjshme ka sjellur humnerë një dekadë e gjysëm në Komunën e Preshevës, duke përçarë vetë subjektin e tij e izoluar vendin tonë nga diplomacia dhe miqt tanë ndërkombëtar.

Interesat kombëtare janë vetëm instrumente për lojën e tij politike lokale, andaj nuk keni arsye të shqetësoheni nga qëndrimet e tija destruktive kundër Tiranës e Prishtinës zyrtare, nga që ai ka vetëm synim pushtetin lokal në Preshevë në mandatin e tij të katërt si dhe ri-zjedhjen e tij në mandatin e pestë në postin e kryetarit të partisë.

Saherë që ai të përmend Luginën e Preshevës dhe interesat kombëtare shqiptare, shtrojani pyetjen: Lapidari? Mirënjohja Vuçiq? KNSH? Lufta e UÇPMB-së? 12 vitet e tij në pushtetin lokal në Preshevë?

Andaj, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i kërkojmë falje Ministrit Cakaj për sjelljet dhe fjalët e Doktorrit të “shkencave ukrainase”- shkruan kështu në profilin e tij zyrtar kryetari i APN-së, njëherit kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi