Sot Senati amerikan fillon hetimin për shkarkimin e presidentit Donald Trump

Vetëm për herë të tretë në historinë amerikane, Senati po përgatitet që gjatë ditës së sotme [e enjte] të hapë procesin për hetimin për shkarkimin e presidentit, që akuzohet se ka abuzuar me pushtetin dhe ka penguar hetimin e kongresit për të bëmat e tij.

Prokurorët nga Dhoma e Përfaqësuesve, të njohur si ‘menaxherë’, pritet të arrijnë në senat rreth orës 5 lokale që formalisht të shfaq nenet për hetimin për shkarkimin kundër Donald Trumpit, të aprovuar muajin e kaluar nga kjo Dhomë.

Në orën 2 pasdite, John Robertsi i Gjykatës Supreme amerikane ka planifikuar t’i bashkohet procedurave dhe të betohet për rolin e tij kryesues në proces, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Më pas do të betohen edhe 100 senatorët – 53 republikanët, 45 demokratët dhe dy të pavarurit si anëtar të juristë.

Për të larguar Trumpin nga presidenca duhen dy të tretat e votave nga senatorët prej zyrës së tij.

Pavarësisht deklaratës së tij muajin e kaluar se nuk mund të ishte një “anëtar jurie i paanshëm” në këtë rast, lideri i mazhorancës në Senat, Republikani Mitch McConnel u betua dje se secili senator do ta shqyrtonte me kujdes rastin kundër Trumpit.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë dje duke thënë se “Presidenti Trump nuk ka bërë asgjë keq” dhe “që pret të shfajësohet plotësisht”.