Sistemit operativ Windows 7 po i vjen fundi

Është një nga sistemet operative kompjuterike më të njohur, por Microsofti ka njoftuar se përkrahja për sistemin Windows 7 do të marrë fund nesër.

Ndryshimi, që do të ndodhë më 14 janar, nënkupton se ata që e përdorin akoma sistemin Windows 7 nuk do të marrin përditësime teknike, në sistem apo përmirësime në siguri e të tjera.

“Pas dhjetë vjetësh, përkrahjes për Windows 7 po i vjen fundi më 14 janar 2020. Ju mund të vazhdoni ta përdorni nëpër kompjuterë, por pa vazhdim të përditësimeve për softuer e siguri, do të jetë rrezik më i madh nga viruset”, ka njoftuar Microsofti.