Komuna e Preshevës inicon procedurat e emërtimit të një rruge në emrin e Dashnim Hajrullahut

Në 15 vjetorin e vrasjes së Dashnim Hajrullahut, kryetari i Komunës së Preshevës ka përkujtuar këtë ditë duke e cilësuar si një “tragjedi për familjen e Dashnimit si dhe për gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës”.

Kryetari Arifi, mes tjerash shtoi se “vrasja e Dashnimit na dha motiv edhe më shumë të jemi ata që trokitëm në çdo derë të hapim këtë pikë kufitare dhe të kemi lëvizje të lirë”.

Ai përmes këtij publikimi njoftoi edhe në lidhje me emërtimin e një rruge me emrin Dashnim Hajrullahu duke theksuar se tani më kanë nisur procedurat e nevojshme për emërtimin e një rruge.

Statusi i plotë i publikuar në llogarinë e FB të kryetarit Shqiprim Arifi:

Sot janë mbushur 15 vite nga vrasja e 15 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga forcat e armatosura serbe afër kufirit Miratoc-Llojan.

Përkujtojmë me dhembje të thellë këtë tragjedi për familjen e Dashnimit si dhe për gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës.

Vrasja e Dashnimit na dha motiv edhe më shumë të jemi ata që trokitëm në çdo derë të hapim këtë pikë kufitare dhe të kemi lëvizje të lirë.

Gjithashtu kemi kërkuar dhe do të kërkojmë zbardhjen e vrasjes së Dashnimit.

Dashnimi nuk është më në mesin tonë por emri i tij do të përmendet dhe do ta kujtojmë çdo ditë pasi kemi inicuar procedurat e emërtimit të një rruge në emrin e Dashnim Hajrullahut.

Lavdi i qoftë dheu i tokës sonë!