Reali merr kreun me fitoren ndaj Getafes

Real Madridi ka marrë kreun e tabelës në La Liga pas fitores në udhëtim te Getafe.

Los Blancos arkëtuan pikët e plota duke shënuar fitore prej 3 me 0, transmeton ministrialajmeve.com

Një autogol nga Soria në minutën e 34 i dha epërsinë Realit.

Derisa për golin e dytë u përkujdes Varane. Mbrojtësi francez shënoi në minutën e 53 pas asistimit nga Kroosi.

Golin e fundit e shënoi kroati Luka Modriq në minutën e 90+6, pas asistimit nga Valverde.

Me këtë fitore Reali në krye të tabelës ka 40 pik, një më shumë se Barcelona që sonte luan derbin lokal ndaj Espanyolit. Kurse Getafe në vendin e shtatë ka 30 pikë.