Veseli: Albini ka qef me më qu mua e Hashim Thaçin në burg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Gjykata Special;e është votuar dhe nuk duhet që askush të tërhiqet.

Sipas Veselit opozita aktuale, nuk do ta bojkotojë dhe shkatërrojë Kuvendin.

Tutje Veseli u shpreh, se lideri i VV-së, Albin Kurti, e ka dëshirën më të madhe ta shohë atë dhe presidentin Thaçi në burg.

“Ne nuk jeni entuziastë nëse shkojmë në ditën e parë të marsit dhe me shku Kosova me një bllokadë, pasi as nuk mundemi me shku në zgjedhje e as nuk mundemi me jap rroga. Çdo gjë që është në interesin e qytetarëve, ne nuk kemi me shku si opozitë bojkotuese dhe shkatërruese”

“Po jau heku gajlen, se VV-ja fort mërziten për gjykatën speciale dhe dialogun. Albini ma së shumti ka qef me qu Kadri Veselin e Hashim Thaçin në burg”.

Tutje Veseli komentoi edhe vendosjen e flamurit kombëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, në momentet e betimit, duke thënë se Kurti e bëri atë duke u “tutë”.

“Dialogu është cështja me të cilën është abuzuar më së shumti. Albini e kish qit ni flamur përpara tu tut, po rri more maje flamurin tond kombëtar e mos u bo zuzar. Gjykata Speciale, është aty e kemi votu, le të bëjnë cka të dojnë, nuk jemi qyqarë për me votu dhe me u tërheqë”, tha Veseli.