Florian Marku me dorën e djathtë të lënduar mposhtë anglezin Bendon!

Luftëtari shqiptarë Florian Marku mbrëmë boksoi kundër anglezit Nathan Bendon në Manchester, raporton Ministria Lajmeve.

Ky duel ishte në kuadër të ‘Ultimate Boxxer 6 : Heavyweights’ dhe u zhvillua në Munchester të Anglisë.

Floriani ka shprehur falenderim dhe ndjehet shumë krenar për shqiptarët që ishin aty prezentë për ta përkrahur atë.

Ai ka zbuluar se ishte me temperaturë dy ditë para përballjes. Poshtu gjatë gjithë ndeshjes boksonte me dorën e majtë nga se e kishte të lënduar dorën e djathtë edhe pse këtë nuk e kuptoi askush. Edhe pas gjithë këtyre pengesave ai nuk anuloi ndeshjen por u përballë si një kampion i vërtetë.
Me këtë Florian Marku tregon edhe një herë tjetër se është i lindur për të qenë kampion!Ishte kjo një fitore që gëzoi të gjithë zemrat e shqiptarëve sot.
Për ta shikuar nga afër këtë duel kishin udhëtuar shumë shqiptarë ku në mesin e tyre nuk mungonin as fytyra të njohura siç ishte rasti me prezencën e lojtarëve si Eros Grezda dhe Granit Xhaka!Floriani tani i ka gjashtë fitore ndërsa Bendon tri fitore, një humbje dhe një barazim/ministrialajmeve.com

Statusi i plotë i Florian Markut:

Faleminderit Zotit per kte fitore.Atmosphera ne Manchester ishte fantastike ju falenderoj nga zemra secilin prej jush per perkahjen jam shum krenar qe jam Shqipetar.Ju jeni forca ime edhe pse kam qen me temperature 2 dit para ndeshjes,cdo gje vajti sic donim.Sot kam boxuar me shum me doren e majt sic e keni par.Ne sparringun e fundit demtova doren e djatht,por se anullova ndeshjen as nuk e mori vesh njeri dhe vendosa te ndeshem kshu.Jam shum i lumtur me fitoren sot,me shum se kurr sepse cdo gje ditet e fundit shkonte mbrapsht,gjithcka pervec fitores.Dhe fitoria per mu esht githcka ne ket jet 👐🏻Faleminderit te gjithve 👐🏻