Shkëlzen Gashi Firmos Kontratën E Re, Në Zvicër E Quajnë “Transferimi Bombë”

Pushimet dhe jeta luksoze ka përfunduar, të paktën për disa kohë. Flasim për Shkëlzen Gashin, që tashmë po përgatitet për t’iu rikthyer fushës së blertë. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Colorado Rapids dhe u largua nga klubi në Amerikë, por kontrata vazhdonte deri në dhjetor të 2019.

Nëse do të gjente një tjetër skuadër, atëherë milionat prej Amerikës nuk mund t’i merrte. Prandaj Gashi zgjodhi që të pushonte dhe të stërvitej në mënyrë individuale që nga vera, ndërsa me paratë e bllokuara, duhet që t’i rikthehet profesionit si futbollist. Gazetari zviceran, Ruedi Kuhn, shprehet se është formosur kontrata me Aaraun deri në vitin 2023. Kjo skuadër luan në kategorinë e dytë të Zvicrës dhe me kaq kohë të gjatë jashtë fushës së blertë, askush tjetër nuk mund t’i besonte këtij lojtari. Në mediat e Zvicrës është etiketuar edhe si transferimi bombë për Aaraun, megjithëse për karrierën e Gashit është një perëndim i parakohshëm, pasi ekipi i ri është në mes tabele edhe në Kategorinë e Dytë