Tërmeti/ Eliza Dushku organizon në Harvard eventin për mbledhje fondesh

Aktorja me origjinë shqiptare me famë botërore Eliza Dushku do të japë ndihmën e saj për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se aktorja së bashku me vëllain e saj Nate do të shfaqin gjatë së premtes në Universitetin e Harvard-it filmin dokumentar të realizuar prej saj, “Dear Albania”.

Sipas “Prive” Dushku, i vëllai i saj dhe disa student shqiptarë në “Harvard” do të organizojnë këtë event bamirësie në mënyrë që të mbledhin fonde për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Mësohet se biletat për këtë event do të jenë falas dhe pas transmetimit të dokumentarit do të mblidhen fonde nga njerëzit vullnetarë.

Eliza ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën aktuale në vend.

“Shqipëri, të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim menjëherë ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ty Shqipëri.”- ka shkruar ajo ndërkohë që e ka shoqëruar postimin me një foto të shqiponjës dykrenare brenda një zemre

Na ndiqni
error