Kurti priti në takim Kamberin: Qeveria e re do ti qendrojë afër Luginës

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e komunës së Bujanocit dhe të PVD-së, Shaip Kamberin, Kjo është hera e dytë që Albin Kurti takon Shaip Kamberin

Postimi i plotë i z.Kurti ;

“Dje dhe sot, së bashku me deputetin Liburn Aliu, prita Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, Kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, z. Shpat Aliu.

Biseduam për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi.

I falënderova për vizitën dhe shpreha gatishmërinë e qeverisë së re për t’i qëndruar afër Luginë” theksoi Albin Kurti

Na ndiqni
error