Bosnja merr në dorë kontrollin e hapësirës ajrore civile nga Serbia dhe Kroacia

Për herë të parë që pas pavarësisë së saj, Bosnja do të marrë sot në mesnatë kontrollin e plotë të hapësirës ajrore civile të saj, deri tani e mbikëqyrur nga Kroacia dhe Serbia, njoftuan autoritetet lokale.

Në vitin 2014, ish-republika jugosllave, e pavarur që nga viti 1992, mori menaxhimin e fluturimeve nën 10 000 metra, që korrespondon me rreth 20 % të trafikut ajror, sipas ekspertëve.

Kontrollorët boshnjakë tani do të monitorojnë trafikun mbi 10 000 metra, tha Ofruesi i Shërbimit të Trafikut Ajror Boshnjak (BHANSA).

Na ndiqni
error