Kim Mehmeti: LDK’ja kërkon më shumë nga VV’ja: shantazhuesit e zhvatësit asgjë nuk i nginë!

“Sipas raporteve mediatike del se LDK-ja nuk kënaqet me aq sa i takon dhe se ajo e jep postin e Kryeministrit, por vetëm nëse e merr kryesimin e parlamentit dhe vendin e Presidentit të shtetit!?

Me çka shihet qartë se LDK’ja ishte dhe mbeti parti që i donë gjitha për vete, duke mos flijuar asgjë për Kosovën. Apo se ishte dhe mbeti në duart e shantazhuesve e zhvatësve të cilët nuk i nginë asgjë.

Siç janë katandisur punët lehtë mund të ndodh që Lëvizjes Vetëvendosje t’i mbeten dy zgjidhje: o ta ‘mundojë’ veten edhe me një palë zgjedhje të reja, që t’i fundosë edhe më shumë kundërshtarët e vet politik, o ta dënojë Kosovën duke u gjunjëzuar përpara shantazheve të LDK-së.

Sidoqoftë, duhet thënë qartë e shqip: Kosovën e plaçkitën dhe e sollën këtu ku ndodhet sot të gjitha partitë që deri më tani e kanë drejtuar atë, përfshi edhe LDK’në. Andaj është thuajse njësoj se me cilën nga ato VV bënë koalicion qeverisës. Me atë dallim se këta të ‘Klanit Pronto’ të shajnë edhe kur të vjedhin, ndërkaq ‘profesorët’ e LDK’së janë më ‘demokratë’: me njërën dorë ta ledhatojnë kokën, e me tjetrën ta zbrazin xhepin!” (Kim Mehmeti}