Zhvendosje masive e bregdetit shqiptar/ Satelitët Sentinel-1: Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit

Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit! Tërmeti me magintutë 6.3 ballë që ka tronditur ditën e djeshme Shqipërinë, ka sjellë një zhvendojse masive të bregdetit shqiptar. Këtë e tregojnë imazhet radar të regjistruara nga satelitët Sentinel-1, i programit europian “Copernicus” i Agjensisë Hapësinore Europiane (ESA) dhe i analizuar nga sizmologët e Institutit Italian të Gjeogizikës dhe Vullkanologjisë.

Radari me hapje sintetike (Sar) ka lejuar të matet deformimi i territorit, sikundër ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në Akulia të Italisë. Deformimi është matur nga platformat online Geohazard-tep, i zhvilluar nga ESA, duke përdorur një kopje të imazheve radar të marra na sateliti Sentinel-1 të pozicionit përpara tërmetit dhe pas tërmetit, për të nxjerrë hartën e zhvendojes së tokës.

Kjo është arritur falë sinjalit elektromanjetik të marrë nga sateliti, refleksi i sipërfaqës së tookës dhe të kapur nga sensorët, që në imazhin e arritur paraqitet me cikle ngjyrash të ndryshme. çdo cikël përfaqëson një zhvendosje të sipërfaqes së tokës gjatë linjës së parë nga sateliti në gjysmën e gjatësisë të valës së sinjalit të lëshuar.