Pas reagimit të ”Shqiptarëve të Vendosur”, qeveria e Malit të Zi aprovoi Ligjin mbi përdorimin e simblove kombëtare

Qeveria e Malit të Zi aprovoi sot projekt- Ligjin mbi përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare të hartur nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka.

Qeveria mbas aprovimit të Ligjit e ka dërguar në procedurën parlamentare dhe do të jetë në rënd të ditës në seancën e parë të Kuvendit.

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj për TV Boin e cilësoi këtë si lajm të mirë pas sulmeve dhe gjobitjeve ndaj flamurit shqiptarë, rasti i fundit në Krajë.

Gjeloshaj tha se pas rastit në Krajë, koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” (Forca-UDSH-ASH) kanë mbajtur mbledhje urgjente ku kanë vendosur mos të deklarohen në media për këtë rastë por kanë çuar kërkesë urgjente Qeverisë së Malit të Zi që çështja e përdorimit të Flamurit shqiptarë të zgjidhet urgjentisht. Pas kërkesës së ”Shqiptarve të vendosur” sot Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar ligjin dhe dërguar në procedurën parlamentare dhe do të jetë në rëd të ditës në seancën e parë të Kuvendit.

Ky ligj parasheh që simboli kombëtar shqiptarë të përdorët lirshëm në Mal të Zi, deklaroi mes tjerash Gjeloshaj./Malësia.ME/

Na ndiqni
error