Kapet ‘spiuni’ shqiptar në Serbi, arrestohet nga BIA dhe VBA

BIA dhe VBA serbe kanë zënë në flagrancë një shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut me emrin Shefqet Demirovski, për vjedhje të dokumenteve të fshehta teknike në lidhje me prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm.

Shefqet Demirovski, i cili është pronar i kompanisë ‘ATS Group’, është arrestuar në Serbi nën akuzën ‘spiunim’, pasi dyshohet të ketë arritur të marrë dokumente sekrete për prodhimin e armëve dhe municionit në fabrikën “Prvi Partizan” në qytezën Uzicë të Serbisë.

Bëhet fjalë për dokumente të fshehta në lidhje me prodhimin e municionit për snajperë dhe pushkë antiajrore.

Bashkë me Demirovskin, në aksionin e përbashkët të shërbimit sekret serb (BIA), atij ushtarak (VBA) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) është arrestuar 3 serbë të tjerë.

“Janë arrestuar edhe tre punëtorë të fabrikës ‘Prvi Partizan’ nga Uzhica, si dhe Sh. D, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pronar i firmës ‘Ars Group’ nga Shkupi për keqpërdorim dhe ryshfet. Janë arrestuar ish inxhinieri i ‘Prvi Partizan’ B. G nga Uzhica, N. I nga Pozhega, konstruktor në Repartin për vegla dhe makina në fabrikën ‘Prvi Partizan’ dhe M.M Të dyshuarit janë arrestuar dhe u është shqiptuar paraburgim prej 48 orëve, të cilët më pastaj do të dalin para Prokurorit publik. Ata akuzohen për vepër penale shitje të projekteve dhe dokumenteve tjera që ju takojnë fabrikës ‘Prvi Partizan’ që kanë të bëjnë me prodhimin e armëve dhe municionit”, thonë nga Prokuroria publike e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe Shefqet Demirovski ka hapur në korrik të këtij viti fabrikën e parë në Vizbeg të Shkupit për prodhimin e jelekëve dhe helmetave mbrojtëse për policinë dhe për ushtrinë, në pjesën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë.

Kujtojmë se për këtë rast ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ku deklaroi se kanë kapur një ‘spiun shqiptar duke vjedhur dokumente të armëve serbe’.

E gjithë kjo tingëllon si provë e Vucicit për të relativizuar skandalin me publikimin e rekrutimit të spiunëve serbë nga rusët në Beograd.

Na ndiqni
error