Edi Rama autorizon Vuçiqin të flas në emër të Ballkanit me Presidentin Macron

Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohrit për shkak të mungesës së saj në iniciativën për jetësimin e minishengenit ballkanik që i shkon për shtati më së shumti Serbisë, Edi Rama e ka trashuar duke u pajtuar që Aleksandër Vuçiq t’i përfaqësojë interesat e shteteve Ballkanike para Presidentit të Francës Emanuel Macron.

Këtë autorizim Rama ia ka dhënë Vuçiqit në Ohër para dy javësh bashkë me Zaevin në samitin në të cilin nuk morri pjesë Kosova për cka Edi Rama edhe sulmoi ashpër lidershipin e saj se po vetëpërjashtohen në iniciativa të tilla.

Se Vuçiq është autorizuar të shpjegojë për Schengenin në Franca ka treguar vet Presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhën gazetës gjermane me ndikim Der Spiegel.

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, pëtshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar” ka thënë Vuçiq.

Sic dihet Vuçiq në takimet me Macron në Paris vetëm 2 ditë pas takimit të Ohrit nuk ka gjetur shumë disponim për minishengenin për faktin se Macron ka kërkuar që kjo iniciativë t’i përfshijë të gjithë, edhe Kosovën.

E autorizimi që Rama është pajtuar t’ia japë Vuçiqit për të folur në emër të Ballkanit në Francë është bërë edhe përkundër faktit që atje Kosova e ka pasur përfaqësuesin e saj Presidentin e Kosovës Hashim Thacin i cili në kryeqytetin francez ka realizuar edhe takime me shefin e shtetit serb me ndërmjetësim të Macron.

Duke folur për minishengenin Vuçiq edhe një herë ka treguar se kjo nismë më së shumti i konvenon Serbisë.

“Minishengeni është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur rajonit në 30 vitet e fundit. Jo më luftë, jo më masakra, në vend të kësaj ai është një lloj Skandinavie për të varfër. Me të ne do të bëhemi një far motori i rritjes ekonomike për të gjithë Europën” ka thënë ai.

E kur Der Spiegel e ka pyetur se a do të jetë Kosova pjesë e minishengenit, Vuçiq ka bërë pak propagandë.

“Kosovarët nuk po e dinë se cfarë po duan. Albin Kurti, që me gjasë do të bëhet lideri i tyre i ri, tingëllon sikur do të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh vetën si shtet, por ne nuk e shohim kështu. Por ne megjhithatë mund të bëjmë biznes të mirë bashkë” ka thënë Vuçiq.

Na ndiqni
error