Valon Arifi kërkon ndihmën e Albin Kurtit për unifikim e faktorit politikë shqiptarë në Luginë

Qeveria shqiptare në askion, kërkon unifikimin e faktorit politikë të Preshëvës.

Ditët e fundit Ministria e Punëve të jashtmë të Shqipërisë ka filluar takimet ë drejtpërdrejta me liderët politikë të Luginës së Preshevës, siç thuhet për të unifikuar faktorin politikë shqiptarë të Luginës së Preshëvës.
Në një kohë kur Republika e Kosovës është me Qeveri në detyrë dhe zgjedhjet parlamentare në Sërbi po afrohen, derisa një pjesë e opozitës serbe ka paralajmruar bojkotim të zgjedhjeve në Serbi.

Ministri I MPJ të Shqipërisë Gent Cakaj është aktivizuar të unifikoj faktorin politikë të Preshevës.
Zgjedhjet në Serbi priten të mbahen në mars të vitit të ardhëshëm, e liderët politikë të Presheës vazhdojnë të jenë të polarizuar skajshmërisht pro e kundër zgjedhjeve parlamentare, pro e kundër unifikimit të tyre.

Ministri Cakaj ka paralajmruar hapjen e konsulatës shqiptare në Preshevë dhe i njejti pasi drejpërdrejtë financoj edhe disa projekte të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit edhe për Komunat e Preshevës dhe Buajnocit, tashmë kërkon pa kushtë unifikimin e tyre.

Valon Arifi, aktivistë i të drejtave të njeriut në Serbi thekson se është momenti më i nevojshëm që politikanët shqiptarë të Luginës t’i tejkalojnë inatet e ndasitë, sipas tij banale dhe tashmë të bëhen pjesë e protagonist të proceseve në të cilat po kalon balkani.
“Tani që Lista Serbe ishte fituese e zgjedhjeve ne Kosovë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e qeverise së Republikës së Kosovës, shqiptarët e Luginës pa asnjë kusht nuk duhet të qëndrojnë të ndarë dhe një listë e përbashkët për këto zgjedhje, do të ishte fillimi i fundit i diskriminit të shqiptarëve të Sërbisë” shprehet Valon Arifi.
“Personalisht e mirëpres vullnetin e iniciativën shumë të rëndësishmë të Ministrit Cakaj për unifikimin e tyre.
Minsitri Cakaj,sot e nesër sikur dhe me 25 nëntor ka organizuar takime të përbashkëta me ta njëherit 25 nëntorin do mbahet edhe konferenca mbarëkombëtare nëtë cilën në panele të ndryshmë do jenë folës edhe lider politikë nga Presheva e Bujanoci.
Valon Arifi ndryshe kërkon edhe aktivizimin e Kryeministrit në ardhje Albin Kurti për unfikimin e shqiptarëve të Preshëvës:
“Tani që në Republikën e Kosovës ndodhi ndryshimi shumë pritur, une mendoj që unifikimi I spektrit politikë në Preshevë duhet të jetë edhe një ndër prioritetet e z.Kurti e që rrjedhimisht i jep kuptim idesë së z.Kurti për reciproritet mes Republikës se Kosovës me atë të Sërbisë, sikur dhe kushtëzimin e Beogradit zyrtar me pjesmarrjen e shqiptarëve ne qeverinë Serbe në këmbim të pjesmarrjes së Listës Serbe në qeverin e re të Kosovës ” përfundon Arifi.

Na ndiqni
error