Rama publikon një hartë ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shtangur të gjithë me një video që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një hartë në të cilën Kosova figuron brenda kufijve të Serbisë.

“Me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Por, ajo që shqetëson, në hartën që e ka përdorur Rama, territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda kufijve të Serbisë.

Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka ngjallë edhe reagime. Një prej tyre është Arben Gashi nga LDK.