Mungesë të mjekëve specialistë në të gjitha spitalet e Maqedonisë

Caktimi i një vizite te mjekët specialistë po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo për shkak të mungesës së kuadrit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik tregojnë se deficifi i lartë i mjekëve specialistë vërehet në të gjitha spitalet e vendit. Aktualisht janë 2 mijë e 216 specialistë mbi moshën 55 vjeçe. Ky Institut sqaron se në prag të pensionimit nga mosha 62-67 vjeçe specialiste femra janë 551, kurse nga mosha 64-67 vjeç specialistë meshkuj janë 171 të punësuar në të gjithë vendin.

Në numrin e ulët alarmant edhe në Spitalin e Kumanovës janë infektologët, specialistët nga diagnostikim i rentgenëve, anesteziologë, gjinekologë, të cilët janë mbi moshën 50 vjeçe apo në prag të pensionimit. Drejtorja Zaharieva thotë se edhe vet intervenon në klinikën e gjinekologjisë në mungesë së specialistëve përkatës.

“Kemi vetëm një specialist në medicinën fizikale dhe ai është në meshën 56 vjeçe. Në gjinekologji njëjtë kemi 6 specialistë, megjithatë janë afër limitit të moshës së pensionimit, kemi studentë specializantë por për një qytet që ka mbi 1,300 lindje në vit, vlerësoj se numri do të jetë shumë më i madh. Ja një informacion për anesteziologët që për 7 vjet të gjithë duhet të shkojnë në pension sipas ligjit, do të mbetet qyteti pa asnjë, sepse kemi vetëm një specializant”, deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Nga drejtoria e Fondit të Sigurimit pensional-invalidor thonë mundësia e daljes së një numri të konsiderueshëm në pension, nuk do ta ngarkoj hendekun buxhetor të fondit. Hendeku i vetëm sipas Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, mund të krijohet me mungesën e kuadrove të kualifikuar në tregun e punës.

“Krijimi i kushteve më të volitshme për pensionim, le të themi si ulja e moshës së pensionimit apo ndërhyrja në sistemin pensional duke shtuar elemente të përcaktimit të lartësisë së pensioneve ndikojnë në mënyrë negative në sistemin pensional dhe na stabilitetin e tyre financiar. Për të qenë i qëndrueshëm ky sistem, përmes tij nuk duhet të zgjidhen çështjet e punësimeve apo të ketë elemente të rasteve sociale, por duhet tu përgjigjet vetëm çështjeve për çfarë është themeluar”, tha Stanka Trajkova, Lidhja e shoqatave të pensionistëve të RMV-së.

Iniciativa për të hequr vendimin që të punësuarit e moshës së shtyrë të vazhdojnë punën edhe për tre vjet pasi të kalojnë pragun e pensionimit më së shumti mund të prek fushën e shëndetësisë, afërsisht 24% të mantel bardhëve, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Shifrat flasin se ky ndryshim në Ligjin për marrëdhënie pune do t’i përfshijë mbi 10 mijë të punësuar në të gjitha fushat e sektorit publik dhe atij privat.