Rajoni i Gjilanit mbrëmë u lëkund nga një tërmet i lehtë

Një tërmet i shkallës 2.1 të Rihterit ka goditur mbrëmë rajonin e Gjilanit. Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 21:30.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Uglar. Përpos Gjilanit, më herët lëkundje ka pasur edhe në Leposaviq.

Sipas banorëve tërmeti është ndier fort në fshatarët në afërsi të Gjilanit, Malishevë e Uglar.

Sipas treguesve rajonal, në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërmeti ka qenë edhe më i fuqishëm para tre ditëve. Me datën 4 nëntor, një tërmet prej 2.4 shkallëve të Rihterit ka goditur në orët e vona këtë vend.

Na ndiqni
error