Në Serbi së shpejti do të lejohet shpejtësia deri në 150 KM në orë

Drejtuesi i “PUTEVI Srbije” Drobnjak njoftoi se shpejtësia deri në 150 KM në orë do të lejohet së shpejti në pjesët e autostradës ku aktualisht limiti është 130 KM.

Drejtuesëve të automjeteve në Serbi së shpejti do të ju lejohet me shpejtësi deri në 150 kilometra në orë në ato pjesë të autostradës ku kufiri tani është 130 KM në orë, tha drejtori i Rrugëve të Serbisë Zoran Drobnjak për Blic, duke theksuar se bëhet fjalë për një propozim të “Putevi Srbije” për Ministrinë e Brendshme.

Ai shtoi se kjo nuk do të vlejë edhe për tunelet, ku, për shembull, në Korridorin 11, limiti është 80 KM në orë.

Arsyeja për të marrë këtë vendim është edhe hapja e pjesëve të fundit në krahun lindor të Korridorit 10.

Na ndiqni
error