Serwer mbështet reciprocitetin e paralajmëruar nga Albin Kurti ndaj Serbisë

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serëer, shancet për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë përpara përfundimit të mandatit të presidentit Donald Trump në vitin 2021 janë të pakta.

Serwer shprehet se megjithatë, nuk duhet nxituar për arritjen e një marrëveshje.

Kosova thotë ai duhet të dijë si të largohet nga një marreveshje e keqe, për të arritur një të mirë.

“Çdo marrëveshje që cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës natyrisht është marrëveshje e keqe. Një marrëveshje e mirë është ajo që lejon decentralizim të madh dhe vetëqeverisje në nivelin vendor për komunitetet serbe e shqiptare”, shton ai.

Ish-diplomati amerikan është shprehur pro reciprocitetin me Serbinë, ide kjo e paralajmëruar nga Albin Kurti, lideri i VV-së që ka dalë më i votuari nga zgjedhjet e fundit.

“Serbia mund të mësojë disa gjëra në këtë drejtim, sepse është shumë e vështire që serbët të kërkojnë gjëra nga Kosova që nuk duan t’i pranojnë në Serbi. Për shembull përfaqësimi i garantuar i pakicave në Kosovë nuk ka ekuivalent në Serbi, por reciprociteti është një nga rregullat themelorë të diplomacisë”, thotë analisti Serwer.

Ai tutje ka vlerësuar se zgjedhjet në Kosovë kanë sjellë ndryshim rrënjësor në vend.

“ Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë solli një ndryshim rrënjësor të konfiguracionit politik. Sfida më e afërt është formimi i qeverisë se re, që mendohet të jetë një koalicion i Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Na ndiqni
error