Kamberi, Mustafa dhe Sinani nisen për Gjermani, takime me MPJ dhe MER

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa si dhe kryetaria e PVD-së Dega në Preshevë Ardita Sinani, kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare Gjermani, ku do të zhvillojnë takime të ndara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Gjermanisë.

Gjatë këtyre takimeve që do t’i zhvillojnë më 24 tetor do të bisedohet kryesisht për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, sikurse edhe për pritjet e krijuara lidhur me vazhdimin eventual të bisedave Kosovë-Serbi.

Në këto takime do të bisedohet edhe për mundësitë dhe nevojën e investimeve të drejtpërdrejta të gjermane në rajonin e Luginës së Preshevës.

Na ndiqni
error