Rezultatet preliminare të KQZ-së, Nisma nuk kalon pragun

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e 100 përqind të votave të rregullta.

Nga ky rezultat, ende është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 202mijë e 968 vota, apo 25.48% e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 197 mijë e 702 vota apo 24.82%, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka marrë 169 mijë 211vota apo 21.24%.

Ndërsa koalicioni AAK-PSD 100 për qind Kosovë kanë marrë 92mijë 149 vota apo 11.57%.

Rezultatet e deri më tanishme, tregojnë që koalicioni Nisma Socialdemokrate, AKR dhe PD, nuk ka arritur pragun prej 5 përqind sa kërkohet për të qenë pjesë e Kuvend të Kosovës, ky koalicion ka marrë 39 mijë e 495 vota apo 4.96%.

Numërimi i votave të rregullta ka përfunduar ,mirëpo ende të pa numëruara janë votat e diasporës të cilat janë mbi 30 mijë.

Na ndiqni
error