Bilall Sherifi: NISMA 5.5 deri në 6% të votave

Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur konferencë për media, ku sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi tha se sipas të dhënave tona nga shtabi ynë qendror e në bashkëpunim edhe me shtabet e degëve tona na rezulton se në fund të procesit të numërimit të votave të kutive të rregullta dhe votave me kusht ne të konfirmuara i kemi rreth 40 mijë vota. Pa përfshirë këtu edhe votat e diasporës që në bazë të informacioneve që kemi marrë nga strukturat tona dhe organizimet tona nëpër diasporë presim që të kemi rreth 4 mijë vota.

Pra, në total koalicioni NISMA-AKR-PD pas përfundimit numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora rezulton që të kemi nga 44 mijë deri në 45 mijë vota gjithsej, tha sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi.

Gjithashtu, sekretari Sherifi tha se sipas përllogaritjeve lidhur me të gjitha këto, koalicioni ynë do të ketë rreth 5.5 deri 6% të votave.

Sekretari Sherifi tha se ne jemi të bindur që koalicioni ynë do të ketë 6 mandate të sigurta dhe mund ta ketë edhe mandatin e shtatë.
Ne do të jemi pjesë e Kuvendit dhe pashmangshëm pjesë e qeverisë, tha në këtë konferencë sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi.

Po ashtu, Sherifi tha se sot gjatë ditës zyra jonë ligjore ka deponuar rreth 10 ankesa në PZAP

Në fund të konferencës sekretari Sherifi ka uruar të gjithë përkrahësit e Nismës për këtë rezultat të jashtëzakonshëm në këtë garë mes titanëve ku dalja ka qenë masive.

Na ndiqni
error