Ulqini përgjatë vitit 1959 (FOTO)

Ulqini, ky qytet i bukur e me shumë histori të ndërthutura thellë në natyrën e arkitekturën e tij.

Fotot në vijim, shfaqin Ulqinin gjatë vitit 1959. Fotot janë të shkrepura nga Alfred Wollner.

Në foto paraqitet mënyra e jetesës së banorëve të Ulqini të asaj kohe.

Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Perandoria Romake dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Perandorisë Bizantine. Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj nën atë të Balshajve.

Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. Më 1405 u morr nga Republika e Venedikut e pasaj më 1571 nga Perandoria Osmane.

Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë.

Na ndiqni
error