Putin sulmon Greta Thunberg: Edhe fëmijët në Afrikë duan të jetojnë si ti

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë fjalimin e Greta Thunberg në Kombet e Bashkuara, ku aktivistja suedeze tha se udhëheqësit botërorë kanë dështuar në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

“Mund të t’ju zhgënjej por nuk ndaj të njëjtin entuziazëm për fjalimin e Greta Thunberg,”-tha Putin në një forum për energjinë në Moskë. “Askush nuk i ka sqaruar Gretës se bota moderne është komplekse dhe e ndryshme. Njerëzit në Afrikë ose në shumë vende të Azisë dëshirojnë të jetojnë në të njëjtin nivel pasurie si në Suedi.”

Presidenti rus tha se fëmijët e apasionuar pas çështjeve mjedisore, si Thunberg, duhet të mbështeten.

Por akuzoi prindërit për shfrytëzimin e këtij pasioni.

“Kur dikush përdor fëmijët dhe adoleshentët për interesa personale, meriton vetëm të dënohet,”-shtoi Putin. “Jam i sigurt që Greta është një vajzë e sjellshme dhe shumë e sinqertë. Por të rriturit duhet të bëjnë gjithçka për të mos i sjellë adoleshentët dhe fëmijët në disa situata ekstreme.”

Nëna e Thunberg, Malena Ernman këndon në opera ndërsa babai i saj, Svante Thunberg është aktor.

Na ndiqni
error