Qendra ERA në Preshevë do i trajtojë fëmijët me nevoja të veçanta

Qendra për edukim, rehabilitim dhe avancim, është organizatë e të rinjëve e cila është hapur para pak muajve, ku qëllimin kryesor e ka psikoedukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, nga sot ka filluar të ofrojë terapi individuale.

Terapia individuale për fëmijët me vështirësi në të nxënë, pengesa neurozhvillimore siç janë, autizmi, sindrom down, aftësia e kufizuar intelektuale, etj., është qasja më e mirë drejt edukimit dhe pavarësimit të fëmijëve, njofton kryetari i Qendrës ERA, Fidan Nuhiu.

Përfitimet e mëdha nga terapia individuale janë afatgjate, ndonëse diagnozën nuk thuhet ta kalojnë plotësisht, por në shumicën e rasteve simptomet ulen në masë të madhe, e që fëmija mund të ketë sukses të madh.

Shumë njerëz mendojnë se terapitë individuale dhe ndërhyrja në përmirësimin e komunikimit dhe sjelljes është për fëmijët e egër dhe ndjehen jokrenar nëse fëmijën e dërgojnë në trajtim të veçantë. Nuk është ashtu. Në fakt, terapitë e tilla janë mjetet kryesore për zhvillimin e aftësive shoqërore dhe përmirësimin për ta pasur një shoqëri sa më gjithpërfshirëse dhe më të suksesshmë, thekson për presheva.com, Nuhiu.

Sipas Nuhiut, terapia individuale psikoedukative, ofron benefite nga të cilat thekson:

– Shkathtësitë shoqërore dhe gjuhe pragmatike
– Ndërprejen e sjelljeve agresive dhe vetlënduese
– Trajtimi i toaletit dhe vetkujdesit personal
– Përvetësimi i gjuhës funksionale
– Konceptet akademike
– Sjelljet vet-stimuluese
– Nderveprimi sa më i rregulltë

Qendra ERA u bën thirrje gjithë prindërve që shohin tek fëmijët e tyre se diçka shkon ndryshe, ta vizitojnë qendrën me qëllim të trajtimit të përshtatshëm dhe avancimit për fëmijët e tyre.

Na ndiqni
error