Pas tërmetit në Shqipëri, Rita Ora kërkon ndihmë për fëmijët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për fëmijët shqiptarë që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi një pjesë të Shqipërisë të shtunën.

Në rrjetin social Instagram ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të bëjnë donacione përmes UNICEF-it për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Një termet me magnitudë 5.6 shkallë ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës ku kam lindur”, ka shkruar ajo teksa ka shtuar uebfaqen e UNCEF-it me ç’rast ka thënë se “këtu mund të ndihmoni fëmijët e prekur nga fatkeqësitë, kurdo dhe kudo që ndodhen”.

Të hollat që mblidhen në këtë faqe shkojnë në Fondin Emergjent për Fëmijë për t’i ruajtur dhe mbrojtur ata në raste emergjente kudo në botë.

Rita Ora, që është ambasadore e UNICEF-it, me këtë detyrë kishte vizituar Kosovën muaj më parë.

Na ndiqni
error