Munter për dialogun Kosovë-Serbi: Të largohemi nga logjika se dikush do të humbas e dikush do të fitojë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Manter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të largohen nga logjika se dikush do të humbas e dikush të fitojë në dialog, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemin e Kosovës.


Manter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i lënë anash mendimet se njëra nga këto vende do të humbasë apo do të fitojë nga dialogu.

“Në përpjekjen për të arritur një zgjidhje, ne nuk po tregtojmë, të themi se dikush do të jetë humbës e dikush fitues. Zgjidhja që arrijmë do të jetë ajo në të cilën futen të gjithë”, thotë Manter për Tanjug, duke shtuar se kjo është e mundur nëse ka besim tek njerëzit që kërkojnë zgjidhje.

Tutje ai ka thënë se zgjidhja është çështja kryesore që i duhet këtij rajoni e sidomos popullit të Kosovës, qofshin serbë apo shqiptarë.

“Kjo është arsyeja pse ne sjellim njerëz me përvojë të gjerë nga e gjithë Evropa, SHBA’të, Ballkani për të punuar në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, pas së cilës mund të kthehemi në tema të tilla si taksa e njohja e pavarësisë”, tha Manter.

Manter ka shtuar se temat që janë të rëndësishme për jetën e përditshme, siç janë ekonomia, kultura, arsimi dhe shkëmbimi i studentëve duhet të jenë gjithashtu në fokus.

Ai shprehet se nëse të dy palët presin mbështetjen e Uashingtonit duhet të përqendrohen në të ardhmen.

“Është e nevojshme të kemi vizion strategjik, ku Serbia, ku është Kosova, ku dëshiron të shkojë i gjithë rajoni. Nëse qëllimi i BE-së është prosperiteti, bashkëpunimi i fqinjësisë së mirë, demokracia, proceset demokratike, mbështetja është e garantuar”, tha ai.

Na ndiqni
error