Boksieri shqiptar gjendet i vrarë dhe i groposur në një pyll në Gjermani

Një 27-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar në një pyll në Dölauer Heide të Gjermanisë. Zbulimi i tij u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar.

“Bild” shkruan se viktima është Ismail P. I cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Ai njihej me nofkën “The King” (Mbreti).

Prokurori i çështjes u shpreh se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Pas publikimit të rastit ka qenë një taksist që ka dhënë detaje për hetuesit. Ai ka rrëfyer se 4 ditë përpara se të gjendej trupi i të riut shqiptar e ka shoqëruar atë deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Shqiptari i kishte thënë taksistit se do të takonte një mik dhe do të kthehej ndaj duhet ta priste.

Na ndiqni
error