Bayerni nis me fitore ndaj Crvena Zvezdës/Atletico e Juve barazojnë

Bayerni ka nisur me fitore 3 me 0 sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët me golat e Kingsley Comanit, Robert Lewandowskit dhe Thomas Mullerit mposhtën Crvena Zvezdën në ndeshjen e parë të Grupit B.

Në këtë grup, Tottenhami e Olympiacosi kanë barazuar më herët.

Atletico Madridi e Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Ekipet barazuan 2 me 2, me Juventusin që pati epërsi prej dy golash.

Juan Cuadrado e Blaise Matuidi shënuan për “Zonjën e Vjetër” në minutat 48 dhe 65, para se Saviq e Hector Herrera të barazonin rezultatin.

Në këtë grup, Lokomotiva e Moskës ka mposhtur Bayer Leverkusenin.