Shqiptarja Bebe Rexha me këngë për filmin e Angelina Jolie

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin çdo herë e më shumë të shënojë arritje të shumta në karrierë, prej ballinave të revistave prestigjioze botërore tani edhe në Hollywood.

Së fundmi është zyrtarizuar nga shtëpia e madhe diskografike “Disney”, që ajo do të jetë interpretuesja e kolonës zanore të filmit “Maleficent 2”, i cili shënoi sukses të jashtëzakonshëm me pjesën e parë.

“You can’t stop this girl” mban titullin kolona zanore që Bebe Rexha do ta interpretojë, dhe tashmë ka përfunduar incizimi i saj.

Filmi i parë ishte mjaft i suksesshëm çka e siguroi dhe vazhdimin e besimi që ka gjiganti amerikan i kinematografisë tregon për suksesin e Bebe Rexhës.

Na ndiqni
error