Kosnetti politikanëve: Si t’ju marrin seriozisht qytetarët kur në listat për deputetë keni të dënuar për korrupsion

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka kritikuar partitë politike që kanë vendosur në listat për deputetë, persona me të kaluar kriminale, derisa ata premtojnë se do ta luftojnë korrupsionin.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se qytetarët nuk mund t’i marrin seriozisht këto parti.

“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

How can citizens take seriously political parties’ stated commitment to #KosovoRuleOfLaw when many parties’ lists feature individuals with active indictments, convictions for offenses such as war crimes & assault, and international sanctions for war crimes & corruption?

View image on Twitter

3512:12 PM – Sep 13, 2019Twitter Ads info and privacySee Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets

Përkundër zotimeve të disa partive politike se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat e tyre zgjedhore janë para disa persona, të cilët kanë aktakuza të ngritura në gjykatat e Kosovës.

Grupi Koha tashmë ka publikuar emrat e disa kandidatëve për deputetë nga parti të ndryshme, të cilët janë ose të dënuar, ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ai tutje ka thënë se “a ka gjasa që Kuvendi të miratojë një ligj për përgjegjësinë e shtetit”.

“Gjykata Themelore e Prizrenit ndërmori një hap të madh përpara për zbatimin e shtetit të së drejtës në Kosovë duke e bërë përgjegjës shtetin për mos mbrojtjen e një qytetari nga dhuna në familje. A mundet Kuvendi të shkojë më tej dhe të miratojë një ligj për përgjegjësinë e shtetit?”, ka shkruar Kosnett.

Na ndiqni
error