Kapiteni i Beshiktashit Necip Uysal pritet ti bashkohet Kosovës!

Kombëtarja e Kosovës pritet të angazhojë një tjetër lojtarë. Për dallim nga ardhjet tjera, ardhja më e re pritet të jetë më e veçantë.

Ai është Nexhip Uysal, kapiteni i Beshiktashit, që ka prejardhje nga Kosova, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle nga burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gazeta Olle mëson se menaxherët e lojtarit kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjses me pasaportë të Kosovës.

Tri vjet më parë, Uysal kërkohej me ngulm nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimit Uysal kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes.

Nexhipi është 28-vjeçar. Është kapiten i Beshiktashit, por që këtë sezon nuk nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi trajneri është duke e lënë më shumë në bankinë.

Ai ka edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Turqisë, të luajtur në vitin 2010.

Na ndiqni
error