Eroll Belegu tallet me slloganin e VV’së: Jo erdhi dita, po erdhi Tita

Eroll Belegu nga AAK’ja është talluar me slloganin  e Vetëvendosjes të cilin këta të fundit e kanë zyrtarizuar ‘Erdhi dita’, ndërsa Belegu e ka kthyer në ‘Erdhi Tita’.


Kandidati i AAK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherit nënkryetari i kësaj partie, Erolld Belegu,si duket e ka bërë këtë për shkak të premtimeve të Kurti për krijimin e shërbimit obligativ ushtarak.

Belegu ditë më partë në një emision televiziv kishte thënë  që shërbimin e obligueshëm ushtarak siç propozon VV’ja e ka Koreja Veriore, Kuba, Kina e Rusia, duke e krahasuar me Enver Hoxhën e Josip Broz Titon.

Kujtojmë që sllogani i VV’së tanimë gjendet në faqet e secilit anëtarë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Na ndiqni
error