Dalin detajet e tmerrshme të vrasjes së gazetarit: Ia prenë trupin duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë kafe

Janë publikuar fjalët e fundit të gazetarit arab Jamal Khashoggi, i cili u vra vitin që lam pas, derisa raportohet se trupi i tij fillimisht është prerë dhe më pas është nxjerrë jashtë me valixhe.


Mediumi turk, Daily Sabah, ka zbuluar fjalët e fundit të gazetarit, për mbytjen e të cilit po fajësohen autoritetet arabe.

“Mos ma mbuloni gojën, kamë astmë, do të më mbysni”, raportohet të ketë thënë gazetari.

Po ashtu, janë zbuluar edhe audio-incizimet brenda Konsulatës Arabe në Stamboll, ku kryetari i forenzikës, Salah Muhammed Al-Tubaigy, është dëgjuar duke folur për prerje të trupit.

“Di të pres shumë mirë. S’kam punuar asnjëherë me një trup të nxehtë por do ta kalpoj edhe këtë. Zakonisht dëgjoj muzik kur ta prej trupin, kur pushoj, pi kafe dhe cigare”, është dëgjuar ai duke thënë.

Kujtojmë se Turqia dhe vende të tjera të botës kanë thënë se fajëtorët kryesorë për vrasjen e gazetarit, janë të parët e Arabisë Saudite.

Na ndiqni
error