6 këshilla si ta bindni fëmijën të shkojë me qejf në çerdhe

Nëse ndarjet me fëmijët vazhdojnë të jenë të këqija dhe ata nuk binden, edhe pas ditëve të para, atëherë ja disa këshilla që duhet të provoni me ta.


1. Tregojuni hapat

Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.

2. Merrni me vete një lodër

Një lodër e preferuar me vete bën që fëmijët të humbin mendjen ose të qetësohen.

3. Mbani një orar strikt

Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri te familjarët.

4. Ikni pasi ta puthni

“Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni.

5. Çlironi stresin

Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në çerdhe dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë.

6. Mos kërcënoniKërcënimet rrisin më shumë stresin te fëmija, ndaj hiqini ato fjalitë “nëse qan përsëri sot…”. Mundohuni ta kuptoni dhe ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë përvojë./

Na ndiqni
error