Ngriti këmbën para Macron, francezët irritohen me kryeministrin britanik

Kryeministri britanik, Boris Xhonson u filmua teksa ngrinte këmbën mbi tryezë gjatë një takimi me presidentin francez, Emanuel Makron, në pallatin Elysee në Paris. Takimi që pritej të vendoste për të ardhmen e BREXIT u shumua nga nga një gjest i kryeministrit britanik.

Komentuesit francezë por edhe britanikë e quajtën Xhonsonin të pasjellshëm dhe veprimin e tij “një turp për të gjithë vendin”. Gjakrat duket se i ka qetësuar vetëm një video e publikuar pak më vonë që tregonte se dy udhëheqësit ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin, por Johnson ishte mëse i shkujdesur.