Latifi: Marin Barleti s’është i pari që ka shkruar biografinë e Skënderbeut, por një shqiptar nga Kosova

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook rreth autorit të parë që ka shkruar për Skënderbeun, e që sipas tij nuk është Marin Barleti.

“Jemi rritur duke mësuar në shkolla se Marin Barleti është i pari që shkroi biografinë e Skënderbeut. Në fakt e vërteta është ndryshe! Njeriu i parë që shkroi një tekst biografik mbi jetën e Skënderbeut është një shqiptar nga Kosova, Martin Segoni, i lindur në Novobërdë dhe i doktoruar në jurisprudencë në Padova të Italisë, vetëm pak vite pas vdekjes së Skënderbeut”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se në Kosovë në atë kohë kishte dijetarë të cilët kishin nivelin intelektualë të barabartë me kolegët e tyre në Evropë.

“Është mahnitëse kur e sheh se qysh në atë kohë, në Kosovë, kishte dijetarë të cilët e kishin nivelin intelektual të barabartë me kolegët e tyre në Europë!
Kush e di edhe sa të tjerë si Martin Segoni qëndrojnë të fshehur në arkivat e pluhurosura të botës, në pritje për të dalë në dritë, e për të na dëshmuar se kjo tokë kishte dhe ka identitet e vlera civilizuese”, ka shkruar Latifi.

Na ndiqni
error