Të shohësh pa sy, tani është e mundur

Një elektrodë speciale mundëson që t’i rikthehet shikimi të verbërve.

Ku dispozitiv duke u vendosur brenda nervit optik është në gjendje që ta simulojë duke dërguar informacioni pamore drejtpërdrejt tek truri, pa qenë e nevojshme që të kalohet nëpërmjet syrit.

E krijuar nga një bashkëpunim mes Italisë dhe Zvicrës, mes “Scuola Superiore Sant’Anna” në Piza dhe Politeknikut Federal të Lozanës (EPFL), u testua me sukses tek lepujt dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Nature Biomedical Engineering”. Shumë shpjet pritet një eksperimentim tek njeriu, transmeton atsh.

“Nga një këndvështrim krejtësisht teknologjik, mund të fillojmë testet klinike edhe që nesër”, shpjegon Diego Ghezzi i EPFL-së.

“Aktualisht elektroda ‘OpticSeline’ e eksperimentuar tek lepujt krijohet nga 12 elektroda shumë të holla, por në versionin që do të përdoret për njeriun mund të arrijë deri në 60. Një numër ende shumë i limituar për të rikthyer krejtësisht shikimin, por mjaftueshëm për të dhënë një ndihmë të madhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme”, thekson ai./atsh

Na ndiqni
error