Kinezët krijojnë motoçikletën elektrike që shkon vetë në stacionin e mbushjes

Kompania kineze e motoçikletave elektrike, “Segway-Ninebot”, ka vendosur të krijojë një motoçikletë që mund të ecën vetë në drejtim të stacionit të mbushjes.

“KickScooter T60”, modeli i ri i kompanisë i prezantuar këtë fundjavë, vjen me tre rrotë dhe shfrytëzon inteligjencën artificiale dhe mund të funksionojë edhe pa ndihmën e shoferit, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, Gao Lufeng, qëllimi i këtij sistemi është të krijojë më pak shpenzime sesa kur ajo vozitet nga shoferi.

Skuteri pritet të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm. “Ninebot” ka thënë se edhe kompanitë si “Uber” e “Lyft” kanë shprehur interesim për këtë model, megjithatë, vetë kompanitë nuk kanë pranuar të tregojnë nëse kanë shprehur interesim për projektin në fjalë.

Prodhuesi kinez “Ninebot” dhe kompania amerikane “Segway” u bashkuan më 2015 për të krijuar motoçikletat elektrike.

“KickScooter T60” pritet të kushtojë rreth 1300 euro.

Na ndiqni
error