I pakënaquri Shpejtim Bulliqi: Braktis LDK’në, kalon në Vetëvendosje

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka vendosur që të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje.


Lajmin e ka bërë të ditur vet lideri i VV’së, Albin Kurti, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, ia uruam mirëseardhjen në VETËVENDOSJE! Prof.Shpejtim Bulliqit. Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë. Një natë më herët ishim te Prof. Martin Berishaj në darkën e Zojes së Grudës”, ka thënë ai.