Izraeli ua ndalon hyrjen dy kongresisteve amerikane

Izraeli ka vendosur t’ua ndalojë hyrjen dy ligjvënëseve amerikane nga Partia Demokratike pasi presidenti amerikan Donald Trump luti shtetin të bëjë një gjë të tillë.

Në Twitter, Trump kishte thënë se “Izraeli do të tregonte dobësi të madhe” nëse do t’i lejonte të hynin në këtë shtet kongresistet Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, për të cilat tha se e urrejnë popullin izraelit.

Ky veprim i ri është ndryshe nga deklarimet e ambasadorit izraelit në SHBA muajin e shkuar kur tha se do t’i lejonin kongresistet amerikane. Izraeli ua ndalon hyrjen të gjithë atyre që thërrasin për bojkot të këtij shteti.

Vendimi u mor nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Arye Deri, sipas medieve në Izrael, dhe u konfirmua nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Tzipi Hotovely, transmeton BBC.

Muajin e shkuar, ambasadori i Izraelit Ron Dermer kishte thënë se dy Demokratet do të lejoheshin të hynin në Izrael “për hir të respektit për Kongresin e SHBA-së dhe aleancës së mrekullueshme mes Izraelit e Amerikës”.

Trumpi, që ka raporte të mira me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kishte pasur përplasje me ligjvënëset së fundmi, në deklarata që u cilësuan raciste, pasi u tha “të shkoni në shtetet nga ku vijnë familjet tuaja”.

Na ndiqni
error