Serbët sulmojnë Konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Huliganët serbë në Danimarkë sot kanë sulmuar Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë, si dhe kanë dëmtuar Stemën e Shtetit.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri i Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se Kosova e dënon këtë veprim që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore”, ka shkruar Pacolli.

Tutje, ai ka thënë se janë duke punuar me autoritet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë, ndërsa shton se kjo e tregon frustrimin e ngecur të Serbisë, e cila ende nuk po e kupton se Kosovë është shtet i pavarur.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.
Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.
E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës

Na ndiqni
error