Parkim falas të veturave në afërsi të parkut në Bujanoc

Komuna e Bujanocit ne bashkëpunim me kryqin e kuq ka siguryar hapësirë për40 vendparkime të reja, falas, për qytetarët.

“Krijimi i parkingjeve në këtë pjesë të qytetit në të cilën ndodhen institucione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët, lehtëson funksionimin e përditshëm të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.

Sipas tyre hapësira për parkimin e veturave ndodhet përballë parkut të qytetit, pranë Stacionit të veterinarisë në Bujanoc.

Komuna e Bujanocit fton qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për parkim duke pasur parasysh nevojën më të madhe për shkak të numrit të madh të vetura të diasporës./

Na ndiqni
error