Valë nxehtësie në Ballkan, javën që po vjen!

Pas freskimit të motit dje, sot dhe nesër në Gadishullin Ballkanik nga java që po vije temperaturat do të shënojnë ngritje të theksuar. Pra kënaquni këto dy ditë sepse vera do të na tregojë se e ka serizoisht kësaj radhe.

Masat ajrore anticiklonike tashmë janë vendosur mbi rajonin tonë dhe nga dita e nesërme do të fuqizohen edhe më tutje duke larguar vranësirat e shiut përfundimisht nga rajoni.

Gjithashtu në drejtim të rajonit tonë do të fillojnë të depërtojnë masa të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. I nxehti do të fillojë nga e hëna e posacërisht nga e marta, megjithatë sipas ecurive aktuale sinoptike nuk do të zgjasë më shumë se 4 ose 5 ditë, pastaj mund të ketë ulje të lehta të temperaturave për dy ose tri ditë, për tu ngritur përsëri mbi vlera mesatare.

Sidoqoftë është herët të flasim për detaje sepse ndryshime ende mund të ndodhin në parashikim dhe për detaje tjera do tju njoftojmë ditët në vazhdim./Meteoballkan