Dua Lipa realizon ëndrrën në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me “Sunnyhill Foundation” dhe “Sunnyhill Festival” që parasheh investimin e 150 mijë eurove për “SunnyHill Academy”.

Kjo qendër për art dhe muzikë do të shërbejë për artistët e rinj. Dua Lipa ka thënë se kjo ka qenë ëndërr e saj, që të krijoj një hapësirë për artistët e rinj në Prishtinë, ku mund ta shprehin talentin e tyre, dhe ka thënë se është krenare për këtë investim që e kanë bërë në Kosovë, raporton TV Arta.

Dua Lipa, është prezente në Prishtinë për ta bërë publik këtë lajm në prag të festivalit “Sunny Hill” që mban edicionin e dytë këtë fundjavë me yje të mëdha botërore si: Miley Cyrus, Calvin Harris e reperin shqiptar, Gashi.

Na ndiqni
error