Marka e njohur flet tani SHQIP vetëm falë Dua Lipës dhe e pa e gjithë bota!

Dua Lipa ka ndarë një super lajm për të gjithë!

Në prag të mbërritjes së saj në Kosovë, për festivalin “Sunny Hill”, këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se tashmë është imazhi i “Yves Saint Laurent Beauty”.

Ajo ka treguar parfumin e ri të markës së famshme, që do të quhet LIBRE dhe do të thotë e lirë.

“Krenarë që më në fund po zbuloj LIBRE, aromën e re të lirisë nga Yves Saint Laurent Beauty”, ka shkruar Dua.

Dua shihet duke mbajtur shishen e parfumit në dorë teksa kthehet nga kamera me një vështrim seksi. Këngëtarja duket sikur ka pozuar topless në foto me vetëm një palë vathë gjigandë.

Por surpriza bëhet edhe më e bukur kur pamë se në faqen zyrtare të markës është folur shqip teksa reklamohet parfumi:

“Unë jam e lirë”, shihet në shqip, mes dhjetëra gjuhëve të ndryshme të botës!

Na ndiqni
error